Prokuroria për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin: Po kryhen bastisje në disa në lokacione në Shkup

Prokuroria konfirmoi se mëngjesin e sotëm po kryhen kontrolle në disa lokacione në kuadër të një aksioni të ri.
Nën udhëheqjen e një prokurori publik nga Departamenti i Specializuar për ndjekjen e veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve pranë Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, me urdhër të një gjyqtari të procedurës paraprake, zyrtarët policorë nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pranë MPB-së po kryejnë kontrolle në disa lokacione në Shkup, informojnë nga PTHP për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Jozyrtarisht, mes të dyshuarve është edhe ish-drejtori i burgut të Shkupit në Shutkë, Filip Andonov Sokol, si dhe komandanti i tij.
Personat e përfshirë në këtë aksion dyshohen për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, mundësimin e arratisjes së një të burgosuri, lirimin e paligjshëm të një personi të privuar nga liria dhe bashkëkryerje të veprave penale.