Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në seancën e Kuvendit kushtuar pyetjeve të deputetëve komentoi vizitat e tij në Uashington dhe Konferencën e Sigurisë në Mynih. Ai theksoi se gjatë kësaj periudhe janë realizuar shumë kontakte dhe këto kontakte do të thellohen, ndërsa Maqedonia duhet të kap hapin e ndryshimeve që po ndodhin në botë. Ai u përqendrua veçanërisht në Konferencën e Sigurisë në Mynih dhe fjalimin e nënpresidentit amerikan, Vens, të cilin e vlerësoi si historik.

“Sipas meje, fjalimi i nënpresidentit Xhej Di Vens ishte një fjalim inspirues dhe historik. Duam ne ta pranojmë apo jo, ky fjalim dhe ngjarjet që do të ndodhin do ta ndryshojnë botën. A do t’i pëlqejë dikujt apo jo, a do të jenë këto ndryshime sipas pritshmërive të individëve apo jo, nuk e di, por mbetet fakti që bota është duke u ndryshuar. Administrata e re amerikane është udhëheqëse në këto ndryshime. Papritmas nuk kemi retorikë ofensive në botë, pavarësisht nëse bëhet fjalë për Ukrainën, Izraelin, Gazën, Lindjen e Mesme, apo konflikte të tjera, ne shohim që retorika që të gjithë tani e pranojnë dhe që është parathënës i këtyre ndryshimeve është paqeja. Kjo nuk ishte kështu disa muaj më parë”, tha Mickoski dhe theksoi se për një kohë të gjatë bota ka qenë peng i standardeve të dyfishta dhe të rregullit “të mëdhenjtë bëjnë çfarë duan, ndërsa të vegjlit bëjnë çfarë duhet”, sepse për shumë kohë individët kanë qenë pa zë dhe heshtur, duke pritur mëshirë.

Mickoski theksoi se nënpresidenti Vens në Konferencën e Mynihut tha në një mënyrë shumë të thjeshtë se nuk mund të flasim për vlera të përbashkëta kur ka standarde të dyfishta.

“Ne kemi nevojë që njëherë e përgjithmonë të përballemi me të vërtetën dhe realitetin, të gjejmë një zgjidhje dhe të ecim përpara. Ky ishte mesazhi kryesor që ai dha dhe sipas meje, këtë vit Konferenca e Mynihut ishte pikërisht e tillë. Më pas, unë isha prezent në fjalimin e presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelensky, i cili e tha shumë saktë dhe precizisht “le të formojmë forca të përbashkëta ushtarake që do të mbrojnë kufirin e krahut lindor të Evropës”. Nuk dëgjova askënd nga publiku të thotë se ne do të dërgojmë 10 mijë ushtarë. Askush nuk e tha, as ata që ditën e mëparshme u ankuan për retorikën e nënpresidentit Vens. Po ashtu, kur folëm për bashkimin e Evropës, nuk dëgjova askënd të thoshte që “po, Evropa po i hap dyert”. Nuk është se ne Maqedonia, ja, ne kemi probleme bilaterale, ja, me Ukrainës ti thoshnin urdhëroni ejani, jemi të gatshëm t’ju pranojmë tani, tha Mickoski dhe shtoi: “bota po ndryshon dhe ne duhet të kapim hapin me këtë si një popull i vogël”.