Një polic është vetëplagosur aksidentalisht në dorën e majtë me armën e tij zyrtare. Për rastin është njoftuar komandanti i Stacionit të Suharekës dhe Inspektoriati Policor i Kosovës.

Policit i është dhënë ndihma mjekësore.

Këto informata i dha për Express zëdhënësi Shaqir Bytyqi nga policia rajonale e Prizrenit.

Konfirmimi i tij i plotë:

Një polic aksidentalisht është vetëplagosur në dorën e majtë me armën e tij zyrtrare, policit të lënduar i është dhënë ndihma mjekësore ndërsa policia dhe komandanti i stacionit të Suharekës ka dal në vendngjarje. Është njoftuar edhe prokurori kujdestar si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës, rasti është duke u hetuar.