Kardiologu shqiptar nga Kumanova, Filonid Aliu ka arritur në majat e suksesit duke u bërë Anëtar i Kolegjit Mbretëror të Mjekëve të Mbretërisë së Bashkuar.

Ai lajmin e mirë e ka shpërndarë në rrjetin social facebook ku shkruan:

“Miq dhe dashamirë,

Me kënaqësi ju njoftoj se, pas një periudhe përkushtimi dhe pune intensive, kam arritur të bëhem Anëtar i Kolegjit Mbretëror të Mjekëve të Mbretërisë së Bashkuar (MRCP). Kjo arritje nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e pakushtëzuar të familjes, bashkëshortes, miqve dhe dashamirëve të mi. Shpresoj që mundin dhe sakrificat e bëra t’i vë në shërbim të vendit tim” – shkruan doktor Aliu.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume