Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski nuk pret që rezoluta në Kombet e Bashkuara për Ukrainën, e cila ka qenë e përgatitur nga SHBA-ja, bashkësponsor i së cilës ka qenë vendi, të sjellë pasoja për anëtarësimin tonë në BE.

“Sinqerisht nuk e pres. Është fakt që aleatët ndonjëherë mund të mos bien dakord për disa çështje, por është fakt që një ditë pas kësaj rezolute, kur SHBA-ja dhe Franca ishin në anët e kundërta, presidenti Makron shkoi në Shtëpinë e Bardhë për të parë presidentin Tramp dhe tha se Franca dhe SHBA janë gjithmonë në anën e duhur të historisë. Fakti është se këto shtete anëtare, disa prej tyre, kanë mundur të votojnë kundër kësaj rezolute në Këshillin e Sigurimit, e disa prej tyre kanë mundur të vënë veton ndaj saj, por kanë vendosur që të mos e bëjnë këtë”, tha Mucusnki në daljen e mbrëmshme në TV21.

Shefi ni diplomacisë tha se rezoluta e Ukrainës ka pushuar së qeni e vlefshme sipas parimit të politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

“Në momentin kur BE-ja humbi konsensusin për rezolutën e Ukrainës, ishte rezoluta e parë që u dorëzua. Ajo rezolutë e ndërpeu validitetin e saj nën parimin e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së. Së pari u shfaq rezoluta e Ukrainës dhe pas saj pati konsensus dhe ne ishim gati ta mbështesnim në atë moment, pas asaj rezolute doli një rezolutë e dytë e SHBA-së. Ndërkohë, humbi konsensusi brenda BE-së. Që do të thotë se rezoluta nuk mbështetet institucionalisht nga BE-ja”, thotë Mucunski.

Ai theksoi se kur bëhet fjalë për Ukrainën, “ne kemi qenë një nga kontribuesit më të mëdhenj të saj që nga momenti i hapjes së këtij konflikti”.

“Mund të ketë pasur reagime nga disa prej vendeve anëtare të BE-së. Është legjitime që aleatët dhe partnerët ndonjëherë të mos pajtohen për disa çështje, por kur flasim për veprime, ose më mirë, veprimet duhet të flasin më shumë, veprimet duhet të flasin më shumë në atë që bëjmë. Kur është fjala për Ukrainën, ne kemi qenë një nga kontribuuesit më të mëdhenj në Ukrainë që nga hapja e këtij konflikti për kokë banori”, tha Mucunski.

Duke u përqendruar në euroitegrimin e vendit dhe blokadën nga Bullgaria, ai përsëriti se kemi nevojl për parashikueshmëri që është ajo që e marrim në llogari të kompromimeve, si dhe garancisë institucionale

“Shpesh herë nga BE-ja do të na thonë që premtojmë por askush nuk mund ta garantojë, por në të njëjtën kohë le të heqim vetëm deklaratat që liderët e BE-së dhe një numër i madh vendesh-anëtare kanë bërë gjatë ndryshimit të emrit të vendit. Ka deklarata në të cilat ne kemi qenë dëshmitarë të takimeve të mbyllura, por edhe një numër të madh deklaratash publike ku thonë anëtarësim të plotë në NATO dhe rrugë të përshpejtuar drejt BE-së, ku madje bëjnë oferta për një afat prej 5-6 vitesh nëse i bëni detyrat. Kanë kaluar 5-6 vjet, ne nuk mund të hapim as negociata”, shton Mucunski.