Këshilli për Bashkëpunim të Nivelit të Lartë, thellimi i marrëdhënieve mes Turqisë dhe Maqedonisë

Iniciativa për këtë deklaratë të përbashkët politike për themelimin e Këshillit për Bashkëpunim të Nivelit të Lartë është propozuar nga Turqia që në tetor të vitit të kaluar. Turqia ka një përvojë dy dekadash në operativizimin e marrëdhënieve me partnerët e saj strategjikë. Modeli që ka zhvilluar politika e jashtme turke quhet Këshilli për Bashkëpunim Strategjik të Nivelit të Lartë (HLSCC) ose Këshilli për Bashkëpunim të Nivelit të Lartë (HLCC). Këto mekanizma janë në thelb identike dhe janë krijuar për të konsoliduar dhe përmirësuar marrëdhëniet bilaterale të përgjithshme të Turqisë me vendet e partnerëve, me theks të veçantë në bashkëpunimin tregtar dhe investiv.
Në rastin e Maqedonisë, duke marrë parasysh marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve dhe vlerësimin e dinamikës së tyre, si dhe për të konsoliduar dhe zhvilluar më tej marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në mënyrë më dinamike, si dhe për të lehtësuar dhe koordinuar në mënyrë efektive bashkëpunimin e pasur dhe të larmishëm në fusha të ndryshme, është e nevojshme një operativizim i duhur i partneritetit strategjik përmes një strukture të institucionalizuar dhe një kornize më të fortë të bashkëpunimit bilaterale, informojnë burime diplomatike nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Kjo është bazuar në dokumentin e nënshkruar më 11 nëntor 2008 – “Strategjia për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë”.
Këshillat zakonisht mblidhen një herë çdo dy vjet. Ata kryesohen nga përfaqësuesit kyç të pushtetit ekzekutiv, në këtë rast kryeministri Hristijan Mickoski dhe presidenti Taip Erdogan. Rol koordinues kryesor kanë ministritë e punëve të jashtme, ndërsa seancat e Këshillit përfaqësojnë në fakt një seancë të përbashkët të të dyja qeverive.
Derimë tani, Turqia ka krijuar këto këshilla me pothuajse 30 vende partnerë, nga kontinente të ndryshme, me fokus të veçantë në vendet e rajonit të saj dhe më gjerë. Nga fqinjët tanë, këto janë Shqipëria, Serbia, Bullgaria, Greqia…
Kryeministri i Maqedonisë, Hristijan Mickoski, sot udhëton për një vizitë në Republikën e Turqisë, ndërsa për orën 16:00 është parashikuar nënshkrimi i një deklarate të përbashkët politike për themelimin e Këshillit për Bashkëpunim të Nivelit të Lartë ndërmjet dy qeverive.