20 vjeçarja nga Gostivari raporton se në një rrjet social është krijuar një profil ku janë publikuar foto të saj me përmbajtje komprometuese

Me datë 28.02.2025 në ora 13:20 në Policinë e Gostivarit, një 20 vjeçare nga Gostivari ka raportuar se në një rrjet social është krijuar një profil ku janë publikuar foto të saj me përmbajtje komprometuese. Sipas raportit, në të njëjtin profil janë publikuar edhe fotografi të pesë vajzave tjera nga Gostivari. Po merren masa për zbardhjen e rastit.