Më datë 28.02.2025 në ora 14.10 në SPB Tetovë J.S.(44) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 11:30, nipi i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga një tjetër i mitur, me të cilin bashkë mësonin në një shkollë fillore të Tetovës. Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS