Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radevi dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova dje kanë zhvilluar një bisedë telefonike. Siç njoftojnë nga Kabineti i Radevit, të dy bashkëbiseduesit kanë biseduar për rëndësinë e dialogut konstruktiv në nivelin më të lartë ndërmjet dy vendeve.

“Ky dialog është i një rëndësie të veçantë për ndërtimin e një baze të fortë për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe për zgjidhjen e sfidave rajonale dhe globale që kanë të bëjnë me sigurimin, luftën kundër terrorizmit dhe përballjen me migracionin ilegal”, thuhet në informacionin nga Kabineti i Presidentit bullgar Radev.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume