Konfederata e Organizatave Sindikale të Maqedonisë (KOSM) sot në konferencë për media i bëri apel Qeverisë dhe Ministrisë së Energjetikës që të marrin masa për faturat e larta që qytetarët i marrin për rrymë nga EVN.

Kryetari i KOSM-it, Marjan Risteski, tha se çdo ditë pranojnë ankesa nga qytetarët që ankohen për faturat e larta dhe leximin e parakohshëm të njehsorëve nga zyrtarët e EVN-së.

KOSM

“Grabitja e EVN-së duhet të ndalet. Ne po mendojmë se çfarë të bëjmë – nëse do të organizojmë protesta, nëse do të fillojmë të mbledhim nënshkrime për heqjen e licencës, do të shohim. Një faturë e printuar në një datë të vetme, të cilën përdoruesi e merr në fund të muajit dhe duhet të paguajë interes. Përgjigja e EVN-së është se fajin e ka postieri, jo ata”, tha Risteski.

Lidhur me kërkesën e sindikatave për rritje të pagës minimale, e cila duhet të harmonizohet në muajin mars, Risteski tha se pagat duhet të rriten sepse në të kundërtën punëtorët cilësorë do të largohen nga vendi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume