Pak më parë u raportua se një person është gjetur pa shenja jete në një lagje të Prishtinës dhe se viktima ishte vëllai i reperit Unikkatil, Mentor Palokaj.

Policia ka konfirmuar lajmin, ku thotë se vdekja e tij u konstatua nga ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, thotë ndër tjerash Ahmeti.

Siç bëhet e ditur, ai ishte 42-vjeçar.

Në lidhje me rastin nuk është bërë ndonjë reagim akoma në rrjete sociale nga familjarët apo të afërmit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume