Më datë 02.03.2025 në ora 14:30 në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar, kanë privuar nga liria personin G.P.  (25) nga Republika e Shqipërisë.  Ai dyshohet se paraprakisht i ka marrë një celular dhe para në një objekt fetar në Gostivar, personit B.T. (29) nga fshati Banjic e Poshtme e Gostivarit.  Sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ndërsa G.P.  është ndaluar në stacionin policorë.  Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës. TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume