Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka deklaruar se presidenti amerikan Donald Trump me një “fjalë” e ka ngrënë ushqimin e dedikuar për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Presidenti është kënaqur gjatë drekës. Me një fjalë ka ngrënë drekën apo ushqimin në pjatën e dedikuar për Zelensky. Ishte vendimi i tij të anulojë drekën zyrtare me Zelensky. Kishte një ndjenjë që Zelensky nuk ishte në pozitë të negocionte për paqe”, tha Leavitt – duke iu përgjigjur pyetjes së prezantueses së Fox News, Laura Ingraham, se i kujt ishte vendimi që të anulohet dreka.
Në rrjetet sociale është shpërndarë edhe fotografia e menysë për liderin ukrainas, transmeton Telegrafi.
Siç mund ta shihet në fotografi, Zelensky duhet të kishte ngrënë një sallatë me zarzavate pranverore, pulë të pjekur me rozmarinë dhe krem brûlée.
Ndryshe takimi mes Trump dhe Zelensky në Shtëpinë e Bardhë ishte përcjell me tensione, ku vazhdimisht i kërkohej liderit ukrainas që të jetë falënderues për ndihmën që i është ofruar vendit të tij.
'TRUMP ATE HIS LUNCH': @KarolineLeavitt says Trump figuratively & literally ate Zelensky’s lunch—then called off negotiations when it became clear Zelensky wasn’t serious about peace. pic.twitter.com/fQyrZUnJAw
— Laura Ingraham (@IngrahamAngle) March 1, 2025