Ministria e Jashtme e Turqisë lëshoi një deklaratë, lidhur me vendimin për të bllokuar hyrjen e ndihmës humanitare në Gaza.
“Ne dënojmë vendimin e Izraelit për të bllokuar hyrjen e ndihmës humanitare në Gaza,” thoshte deklarata, duke theksuar se mohimi nga qeveria izraelite i aksesit të popullit palestinez ndaj nevojave bazë, është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar.
Duke nënvizuar se praktika synon të ndëshkojë kolektivisht popullin palestinez, deklarata thoshte: “(Praktika) kërcënon gjithashtu përpjekjet për ta bërë armëpushimin në Gaza të përhershëm. Komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë sa më parë që të jetë e mundur për të siguruar dhënien e pandërprerë të ndihmës humanitare në Gaza dhe për të siguruar që Izraeli të përmbushë përgjegjësitë e tij.” AA.