Policia e Tiranës ka thirrur për t’u paraqitur dhe për t’u marrë në pyetje kompozitorin Adrian Hila, pas publikimit dhe shpërndarjes së disa videove me përmbajtje intime në rrjetet sociale.

Sipas raportimeve, efektivët kanë kontaktuar me Hilën, i cili ka komunikuar me uniformat blu dhe ka konfirmuar se do të paraqitet në Polici.

Marrja e tij në pyetje pritet të zhvillohet në kuadër të verifikimeve që po kryhen nga strukturat e Krimit Kibernetik lidhur me publikimin dhe shpërndarjen e materialeve.

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për të përcaktuar burimin e materialeve dhe personat që kanë publikuar apo shpërndarë videot në internet. Çështja i është referuar edhe Prokurorisë për veprime të mëtejshme.