Skënder MULLIQI
Janë bërë tre vjet nga fillimi i luftës ruso-ukrainase.Ky konflikt ka lënë mbrapa humbje të mëdha njerëzore e materjale .Presedenti amerikan, Donald Trump, po mëndon që kjo luftë dhe ky agresion i Putinit disi të ndalët.Po shtrohet pyetja se si?Nese Trump mëndon më sakrifokuar luftën mbrojtëse të Ukrainës pse Rusia është shtet i fortë ushtarakisht, kjo bie ndesh më parimet e demokracisë, dhe dhënje krah diktaturës dhe pushtimit.Rusët janë treguar historikisht po sikur serbët së janë popull mizor dhe pushtues të tokave të huaja.Ajo që Putini parashikoi në Myhih në vitin 2007 ndodhi dhe në të njejtën vend, ku Vannce e përseriti hapur duke ua thënë liderëve evropian 18 vjet më vonë.Kjo luftë edhe i afroi Rusin dhe Kinën siq edhe thanë këshilltarët e Trumpit.Nese presidenti amerikan po mendon së duke ju afruar Rusisëm, do të largon nga bashkëpunimi Kinën më Rusinë , më duket së bën gabime të dyfishta.As nuk e largon Kinën nga bashkëpunimi , por do ti forcon edhe më shumë këto dy shtete lidhjët si aleate kunder perëndimit dhe Amerikës.Mendoj, së përkunder pretendimeve te Amerikës për ti vu pikë luftës , Rusia e Putinit, nuk do të ndalët, së sulmuarii edhe shtetet tjera për rreth siq e tha këtë Macron.Autokrati Vladimir Putin, jo vetëm që kërkon territorët e pushtuara të Ukrainës, por do të lënë vegzen për pushtime të reja më motiovacion së e ka të drejtën historike.Logjika ruso-serbe është që mos të ndalën kurrë në kerkësat e tyre hegjemoniste. Nuk duhet kontestuar së qëllimi për ndaljën e luftës nga ana e Trump është qëllim fisnik për të mos vazhduar vuajtjët e luftës, por që gjithmonë në sfond fshihen qëllimet e këqija dhe dinake rusomëdha të Putinit.Rusia dhe Putini po e kopjojnë Serbinë e Millosheviqit, I cili filloi një seri luftërash të përgjakshme në vitin 1990 në ish-Jugosllavi.Me të njejta motive dhe më të njejtin qëllim për realizimin e idesë të “botës ruse” është duke vepruar edhe Putin.Nese i lejohet nga BE-ja dhe Amerika, pas pushtimit të Ukrainës do të fillojë së sulmuari radhazi ish republikat që u pavarësuan nga reformatorët Gorbaqov dhe Jelcin më shpërbërje paqësore të BRSS.Pikërishtë 30 vjet pas shpërbërjës të republikave të Bashkimit Sovjetik, filloi agresioni i Rusisë kunder Ukraniës .Sigurishtë së gjatë Rusia e Putinit kishte përgatitur terrenin për invazion ushtarak,më motivacion të rrem , që ky shtet mos të bëhët pjesë e NATO-s.Të gjithë analistët seriozë ushtarakë dhe politikë pajtohen se në Ukrainë po zhvillohet një luftë në të cilën viktima më e madhe është Ukraina dhe populli ukrainas.Ukraina ka rezervat më të mëdha të disa metaleve në Evropë.Ka rezervat më të mëdha të gazit, naftës, grafitit , litiumit, titanit, beriliumit dhe uraniumit . Dhe, përplasjet e Trumpit më Zelenskin dhe më shtetet e BE-së, kanë qëllimi përfitimi , së cili do të arrijë më shumë në këtë drejtim, duke i qitë menjanë sakrificat e luftës të popullit të Ukrainës, dhe në anën tjetër po të njejtin qëllim e kan Rusia dhe Kina.Ekzisiton një thënje që buron nga populli ” Bujtë shkrryhen e zhabat ndrydhën”.Në këtë stil po kemi gjithë këtë përplasje për temën e luftës në Ukrainë dhe udhëheqësin e saj Zelensky.