Trajneri gjerman, Hansi Flick është kundër rikthimit të mundshëm të Neymar Junior te Barcelona.
Raportet e mëparshme sugjeruan se braziliani dëshiron të kthehet në klubin katalanas, aty ku shkëlqeu dhe fitoi shumë trofe në të kaluarën.

Barcelona është e hapur për të nënshkruar nëse Neymar shënon 15 gola për Santos deri në fund të sezonit.
Megjithatë, sipas gazetës Sport, Flick dyshon nëse Neymar ende i përmbush standardet e Barcelonës për shkak të moshës dhe gjendjes së tij fizike.
Trajneri i Barçës i jep përparësi lojtarëve të rinj dhe stilit të futbollit me intensitet të lartë.
Për më tepër, vihet re se rikthimi i Neymar nuk po konsiderohet zyrtarisht nga klubi, duke treguar mungesë konsensusi brenda udhëheqëse së Barcelonës.

Situata e pasigurt financiare e klubit gjithashtu mund të pengojë një nënshkrim të mundshëm.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume