Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal është shprehur se armiku i tyre nuk bën pauzë.

Ai tha se besojnë që ushtria e tyre po furnizohet me gjithçka të nevojshme, raporton BBC.

“Ne kemi besim se po furnizojmë ushtrinë tonë me gjithçka të nevojshme, pavarësisht nga rrethanat”, tha ai.

Këtë vit, Ukraina planifikon të rrisë prodhimin vendas të armëve me 50 për qind, shtoi ai, duke thënë se kjo mund të plotësojë nevojat e tyre.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume