Pas homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, krerët e shtetit kanë shkuar në vizitë te familja Jashari.

Kryeministri Albin Kurti, kryekuvendari Glauk Konjufca së bashku me kabinetin qeveritar, janë pritur nga baca Rifat Jashari.

Kjo vizitë është realizuar në kuadër të 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.