Qeveria njofton se në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, Prodhimi Bruto Vendor ka shënuar rritje për 3,2 për qind, ndërsa sipas zëdhënëses, Marija Miteva, faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë rritje janë, sektori i ndërtimtarisë, rritja e veprimtarisë në dixhitalizim dhe inovacion si dhe investimet e huaja.
“Bruto prodhimi vendor në Maqedoni, ka shënuar rritje prej 3,2 për qind, në tremujorin e fundit të vitit 2024. Me çka rritja e përgjithshme e bruto prodhimit vendor kap shifrën 2,8 për qind. Viti 2024 ka bërë një kthesë historike në investimet e huaja direkte që kanë arritur mbi 1 miliardë e 255 milionë euro. Kjo është shuma më e madhe në historinë e Maqedonisë”, tha Marija Miteva, Zëdhënëse e Qeverisë./ Alsat.mk