Ata ndjejnë fundin e tyre dhe po përpiqen të mbjellin frikë e tensione për të shpëtuar lëkurat e veta. Të gjithë e dinë: BDI është sinonim i mashtrimeve dhe lajmeve të rreme!
Por shqiptarët nuk mashtrohen më! BDI duhet të përgjigjet në pyetjen: Çfarë mendon NATO për bojkotin e zgjedhjeve dhe destabilizimin politik? Pse BDI nuk e thotë të vërtetën? Sepse e dinë që rruga e krizës nuk i shërben shqiptarëve, por vetëm atyre që po luftojnë për t’u kthyer me çdo kusht në pushtet
Asnjë mashtrim nuk e fsheh dot realitetin! Shqiptarët kanë vendosur: BDI shkon në histori! Nuk do të lejojnë një grusht të dëshpëruarish të mbajnë peng të ardhmen e tyre!

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume