Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe njëherit Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari ka marrë pjesë në Epopenë e UÇK-së në Kosovë.

Mw këtë rast, kryetari Taravari në rrjetet sociale shkruan se: “Njerëzit që falën jetën për Kosovën i dhuruan asaj Krenari të Përjetshme!”

Në shkrimin e tij, ai më tej thekson se “Jam i privilegjuar të jem pjesë në Akademinë Përkujtimore për 27 vjetorin e Epopesë së UÇK-së!”

Taravari e mbyll shkrimin e tij me thënien “Përgjithmonë Lavdi Heronjve tanë!”

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume