Nga 24 shkurti deri më 6 mars 2025, 50 grupe inspektuese kanë kryer 365 kontrolle në tregtinë me pakicë dhe 64 inspektime në tregtinë me shumicë, njoftoi sot Vllatko Stojkoski Drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, siç njofton ai deri më tani janë konstatuar 36 parregullësi, ndërkaq që 30 raste të tjera ende janë në fazën e përpunimit, gjoba janë shqiptuar prej 42.000 euro.
“Deri më tani janë konstatuar 36 parregullsi në përputhje me Ligjin për Tregtinë dhe mbi 30 raste janë në fazën e përpunimit dhe analizës. Janë shqiptuar gjoba prej 42 mijë eurosh. Inspektorët konstatuan mospërfillje të plotë të masave të qeverisë tek tetë persona juridikë, përfshirë shitës me pakicë, shumicë, farmaci dhe shpërndarës, për të cilët u shqiptuan gjoba” – tha Vllatko Stojkoski.
Sipas ndryshimeve në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit, të gjitha subjektet juridike të tregtisë me pakicë janë të detyruar të publikojnë çmimet e produkteve të tyre në faqet e tyre të internetit brenda 45 ditëve.
”Të gjitha subjektet juridike të tregtisë me pakicë dhe shumicë, janë të detyruar të publikojnë çmimet e produkteve të tyre në faqet e tyre të internetit brenda 45 ditëve. dhe t’i përditësojnë ato çdo ditë brenda 45 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligjit” – tha Vllatko Stojkoski.
Për tregtarët që nuk respektojnë ligjet, gjobat variojnë nga 500 deri në 10 mijë euro, si dhe ndalim i ushtrimit të veprimtarisë për 15 ditë në përputhje me Ligjin e Tregtisë dhe Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.