Pesë persona dyshohet se kanë rrahur një tjetër në Gjilan, e që raportohet se është përdorur edhe thikë gjatë kacafytjes.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit ende gjenden në arrati, transmeton Klankosova.tv.

“Viktima mashkull kosovar, ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi është sulmuar fizikisht nga pesë persona, ku njëri prej tyre ka përdorur një mjetë të mprehtë-thikë. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati, rasti nën hetime”, njofton policia.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume