Më datë 07.03.2025 në ora 22:50 në Policinë e Gostivarit, J.S.(37) nga fshati Sermnovë e Gostivarit, ka raportuar se të njëjtën ditë rreth orës 15:30, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur, të cilët ishin së bashku me personin I.N.(21) dhe një tjetër i mitur. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS