Në ditën ndërkombëtare për të drejtat e grave,
zv.kryeministri Arben Fetai, ka shkruar se barazia gjinore është çelësi i një shoqërie më të drejtë dhe më të zhvilluar.

“Kur gratë dhe vajzat fuqizohen, përfiton e gjithë shoqëria.

Në këtë Ditë ndërkombëtare për të drejtat e grave, riafirmojmë angazhimin tonë për mundësi të barabarta, paga të drejta dhe një shoqëri pa dhunë e diskriminim. Andaj 8 marsi, përveç se ditë kremte, është ditë ndërgjegjësimi dhe mobilizimi dedikuar luftës së përhershme për të drejtat e grave, barazisë dhe drejtësisë.

Barazia gjinore është çelësi i një shoqërie më të drejtë dhe më të zhvilluar. Le të veprojmë për një të ardhme më të barabartë për të gjithë”, ka shkruar Fetai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume