Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

Harasani, i cili ka mbajtur postin e drejtorit të KESH-it dhe ka qenë deputet i Partisë Socialiste për dy legjislatura, vuante prej dy vitesh nga një sëmundje e pashërueshme.

Njoftimi i familjes:

“Me hidhërim të thellë njoftojmë humbjen e parakohshme të njeriut tonë të zemrës, babait, bashkëshortit, djalit, vëllait dhe mikut Andis Harasani. Andisi ynë luftoi për jetën me forcën, besimin dhe vendosmërinë që e karakterizonte gjithmonë. Fatkeqësisht, e humbëm betejën kundër kancerit.

Detajet për ceremoninë e lamtumirës do të ndahen në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e familjes