Mirlind Daku ka shënuar sot dy gola në fitoren e Rubin Kazanit në derbin ndaj Spartakut të Moskës.

Daku shënoi në minutën e shtatë të ndeshjes dhe të 28-tën.

Mirëpo, në minutën e 75-të u ndëshkua me të kuq, pas të dytit të verdhë.

Daku golat e sontëm ia dedikoi Rey Manajt, i cili pati disa probleme shëndetësore.

Manaj mbeti pa vetëdije në minutën e tretë të ndeshjes, derisa u largua me autoambulancë nga stadiumi.

Sipas mediumeve turke ai është në gjendje stabile.