Manchester Unitedi e Arsenali janë ndarë në paqe në “Old Trafford”.

Ndeshja e luajtur në kuadër të xhiros së 28-të, u mbyll pa fitues.

Takimi përfundoi me shifrat 1-1.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Bruno Fernandes pas një goditje të bukur nga goditja e dënimit.

Në pjesën e dytë, Arsenali nisi sulmet ndaj portës së Andre Onanas, derisa sa barazoi në 1-1.

Ishte Declan RIce që shënoi për barazimin prej 1-1 në minutën e 74-të.

Martinelli humbi një mundësi të artë në momentet e fundit të ndeshjes, derisa në kundërsulm e sipër David Raya bëri një pritje të madhe për ta mbajtur rezultatin në 1-1.

Me këtë barazim, Arsenali shkon në kuotën e 55 pikëve, derisa Unitedi ka 34 pikë në pozitën e 14-të.