Rini thuja BDI-së përgjigjen më të bukur që di ti, thuaja asaj se te shkolla politike kurr nuk do të vi

Ejup Berisha
BDI i fton të rinjtë shqiptar që të bëhen pjesë e Shkollës së saj politike të mashtrimit. Dhe këta njëzëri duhet ti thonë JO kësaj oferte. Pra përfaqsuesit e gjeneratave të reja duhet të jenë më të mençur, më të vetëdijshëm, më largpamës dhe më intelegjent se gjeneratat më të moshuara e të mos pranojnë oferta joserioze nga një Parti politike joserioze. Më tej te rinia shqiptare duhet ta dine se në shkollën politike që do të inicohet nga BDI asgjë të mirë të duhur e përparimtare nuk do të mëson për politikën dhe rreth saj. Çfar mund të mësojnë të rinjtë nga politikan të dështuar të cilët më shumë se njëzet vite në pushtet nuk bënë dhe nuk zbatuan asgjë të mirë e të mençur dhe të duhur për qytetarët shqiptar. Shkolla politike e BDI-së do të jete shkollë e fjalëve të kota dhe e premtimeve tepër të mëdha dhe të parealizuara. Duke i pasur parasyshe këto gjëra ajo gjithashtu do të jetë vend i gënjeshtrave, i manipulimeve, i shantazheve dhe i intrigave politike. Më tej shkolla e BDI-së do të jetë forum i ngritjes të udhë
heqësve politik të kësaj partie në piedestalin më të lartë të mundshëm dhe për zbritjen e qytetarëve në piedestalin më të ulët shoqeror që do të thotë se ata atje do të mësojnë si të devalvohen, se si të poshtërohen dhe si të anashkalohen qytetarët nga të gjitha çështjet më të rëndësishme politike. Kjo do të jetë shkollë e marrjes së votave nga qytetarët kryesisht për zbatimin e agjendave personale të udhë
heqësve të kësaj partie e jo për zbatimin e agjendave të në levërdi të qytetarë
ve shqiptar. Ne atë shkollë vajzat
reja dhe djemt e rinjë shqiptar do të mësojnë se si çdo gjë në politikë duhet të arrihet në fshehtesi duke i marrë vendimet më të rëndësishme politike pas kuintave larg opinionit publik dhe pa e pyetur fare dhe pa e konsultuar aspak qytetarët shqiptar. Pra nuk ka qene e panjohur praktika e tillë që elitat politke ku gjatë kohë ka qenë e pranishme edhe BDI që gjatë kohë në skenën politike janë marrë vendimet më të rëndësishme në dëm të qytetarëve shqiptar. Rinia pra duhet ta kuptoj se në keso veprimesh të papranueshme dhe të mbrapshta kanë specializuar udhëheqësit e BDI-së. Te mos keqkuptohem të rinjtë nuk duhet të jenë kundër shkollave, kundër arsimimit, kundër edukimit dhe kundër nxënies së diturive të reja por të njëjtët duhet të jenë kundër shkollave politike që hapen me tendenca mashtrimi dhe manipulimi siç do të jetë edhe shkolla e BDI-së. Pra shkollat jashta kontrollit të Partive politik të rinjëve duhet tu japin mësime për politikën dhe rreth saj por ato ripërsëris nuk guxojnë të jenë të themeluara dhe të finacuara nga Partite politike të paktën jo nga ato që panderpre bëjnë politikë amatoreske, diletanteske dhe tendencioze në dëm të shqiptareve. Pra shkurt e shqip të gjithë të rinjtë shqiptar duhet të jenë kundër shkollave politike të cilat asgjë të mirë dhe përparimtare nuk u ofrojne dhe nuk u sigurojnë jo vetëm atyre si të ri në veçanti por edhe të gjithë qytetarëve ne përgjithsi. Shkolla politike kanë të drejë inicojnë vetëmse subjektet politike udhëheqësit e të cilëve janë në shërbim dhe angazhohen për realizimin e të mirës dhe interesit të përgjithshëm të qytetarëve, e jo subjektet që kanë menduar, mendojnë dhe do të mendojnë e do të veprojnë në interesin dhe per të mirën dhe në interesin e veçantë të udhëheqësve politik siç ishte dhe është rasti me BDI-në. Edhe një herë: Rini thuja BDI-së përgjigjen më të bukur që di ti, thuaja asaj se te shkolla politike kurr nuk do të vi