Këshilli Gjyqësor sot duhet të caktojë ushtruesin e detyrës kryetar të Gjykatës Supreme. Në garë për këtë pozitë të përkohshme janë tre emra, që të tre maqedonas. Sipas informacioneve të Alsat, ideja e Këshillit jozyrtarisht është që të caktojnë ushtrues detyre, për të pamundësuar zgjedhjen e Besa Ademit ose Afrim Fidanit në krye të Supremes. Nuk dihet nëse ushtruesi i detyrës do të mbetet në këtë pozicion për një kohë të gjatë apo kryetari do të zgjidhet pas përfundimit të konkursit. Detajet na i sjell gazetari Mihaillo Donev. /Alsat.mk

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume