Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës në lidhje me gjuhën shqipe, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, ASHAM-it dhe Presidencës.

“Po të mos jetë populli shqiptar, po të mos jetë gjuha shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Maqedonia do të jetë pa historinë e saj , sepse është ky popull dhe kjo gjuhë, që bën lidhjen e Maqedonisë së sotme, me Maqedoninë e Aleksandërit të Madh”, thotë mes tjerash Guri në video.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume