Shkruan: Hasan Jashari

Përkujtimi i 7 Marsit, përherë është një ngjarje madhore për mësuesit, punëtorët e arsimit, nxënësit e studentët. Për çdo vjet është një ditë e re e cila, që në mëngjez, krijon inspirim, motivim; se arsimtarët bëjnë një jetë misionarësh, një punë hyjnore të cilën ashtu si e bëjnë, mund ta bëjnë vetëm ata – me shumë përkushtim dhe dashuri. Akademia shqiptare për Shkencë dhe Art në Maqedoni me 7 Mars organizoi një manifestim Shkencor-Kulturor për Nder të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit.
Në këtë ngjarje u paraqitën hulumtime shkencore lidhur me temën e veçantë: “Arsimi dhe Administrata Publike në kushte të Inteligjencës Artificiale (AI)”. Ky manifestim shënoi një moment reflektimi dhe bashkëbisedimi për ndikimin e teknologjisë në arsim dhe administratë, si dhe sfidat që sjell zhvillimi i Inteligjencës Artificiale.
Ky eveniment kishte për qëllim theksimin e rëndësisë së integrimit të AI në sistemin edukativ dhe administrativ, duke sjellë ide inovative dhe përvoja të ndryshme për një të ardhme më të sigurt dhe efikase për arsimtarët dhe punonjësit e administratës publike.Për rëndësinë e Ditës së mësuesit foli Profesoi i mirënjohur Avzi Mustafa i cili përmendi me emra mësuesit dhe shkollat e para shqipe që përhapën gjithandej dije dhe shpresë te Shqiptarët duke ndërtuar identitetin kombëtar dhe duke mbjellë dije e dashuri për shkollim te popullata.
Panelisti i parë ishte Dr Armend Ibrahimi, studjues i ri dhe ekspert i lëmisë i cli në prezentimin e tij theksoi se “Inteligjenca Artificiale është teknologji, mjet dhe industri. Në një dimension themelor përkufizohet si makineri e aftë për procesim të sofistikuar të informacionit”. Këto makineri të afta për procesim të sofistikuar të informacionit sot janë bosht i funksionimit të një strukture të gjerë instrumentesh përmes të cilave komunikimi politik, publik, ka arritur në nivele të reja të papara përgjatë historisë, ku bizneset dhe politikanët mesazhin e tyre dhe imazhin e tyre publik mund ta adresojnë me saktësi milimetrike tek klientët, trupat elektorale apo edhe tek individët e përvetshëm përmes parametrave të paracaktuar demografik apo të klasifikuar të sjelljes. Ndër përfaqësuesit më të spikatur të kësaj strukture, tërësie, të instrumenteve është kompania Open AI’s Model, së fundit edhe DeepSeek kinez i cili e rivalizon të parën etj. ‘Meta’ apo konkretisht platforma e tij Facebook sot i ngjanë një simulimi të ’polisit global dixhital’, ku përdoruesit e përvetshëm janë qytetarët (anëtarët) e tij. Facebook si palë administrative ka natyrën e një administruesi dhe një arbitri i cili kujdeset për jetën në ‘polis’, që qeverisë përmes ‘rregullave të sjelljes’ dhe që përkujdeset që të ofroj shërbime për përdoruesit dhe për palët e interesit (biznese, parti politike dhe entitete të tjera).
Panelisti i rradhës Prof Tahir Zajazi shkoqiti temën “Inteligjenca Artificiale – sfida të pritura e të papritura në arsim”. Ai prezentoi disa veçori të teknologjive në arsim dhe mënyrave të përdorimit të tyre në mësimnxënje dhe mësimdhënje. Për koincidencë disa aspekte të përdorimit të teknologjive në mësim që ndërlidheshin me disertacionin e tij të doktoratës të mbrojtur decenje më pare në Kroaci. Në punimin e tij ai theskoi se “Si ide ky trend është i vjetër, ende i kohës së dialogut sokratian, ku mekanizmi i quajtur “Maueftika” dhe ‘Ironia’ trajtohet si ‘dialog i programuar”. Etj. Viti 1866 shënon lindjen e makinës së parë mekanike (SHBA) për mësimin e drejtëshkrimit. Më 1908 Marija Montesori në Romë të Italisë ndërtoi “mekanizmin didaktik” me mundësi të vetëkontrollimit, që asocon në frymën e mësimit të programuar.”
Premisat bazike të AI në arsim
Profesori Xheladin Murati prezentimin e tij me titull “Inteligjenca Artificiale (IA) dhe sfidat e saj në jetën e njeriut dhe punën arsimore gjatë trajtimin e problemit u nis nga disa premisa të veçanta që i japin gjykimeve të saj vërtetësi, objektivitet dhe realizëm. Ligjëratën e tij e bazoi në 8 premisa bazike
1. Inteligjenca biologjike bazë veprimi e ka vetëdijen, vetëlëvizjen, emocionet dhe neuronet.
2. Inteligjenca artificiale nuk mund të krahasohet apo të zëvendësohet me inteligjencën biologjike të individit. Mes veti nuk janë konkurrente.
3. Inteligjenca biologjike e njeriut e krijon inteligjencën artificiale, e kundërta nuk ndodh.
4. Inteligjenca biologjike e njeriut është shenjë e lirisë dhe aftësisë së tij individuale, e cila mundëson zhvillimin individual sipas ritmit biologjik, jo sipas ati artificial.
5. Inteligjenca Artificiale mund të transformojë gjithçka në jetën e njeriut.
6. Inteligjenca Artificiale është problem i gjithë globit.
7. Si ta përdorim IA me zgjuarsi dhe mençuri.
Profesori Avzi Mustafa u paraqit me titull pune të temës “ Inteligjenca Artificiale dhe sfidat në arsim “ . Ndër të tjera ai potencoi se “ Zhvillimi i shpejtë i inteligjencës artificiale (AI), e cila ka hyrë pothuajse në të gjitha sferat e jetës njerëzore – nga kultura dhe arti tek arsimi, shëndetësia, çështjet sociale, ekonomia, politika dhe jeta e përditshme – krijon sfida dhe mundësi të reja, por gjithashtu mbart me vete rreziqe të rëndësishme që mund të kenë pasoja të gjera”. Përveç faktit që IA mund të lehtësojë përshpejtoni shumë aktivitete të përditshme dhe rritjen e cilësinë së jetës në një nivel më të lartë, por në të njëjtën kohë ekziston gjithashtu rreziku i kërcënimeve ndaj privatësisë, ndikim negativ në shëndetin mendor dhe në marrëdhëniet familjare, në rritjen e pabarazive sociale dhe ekonomike, si dhe abuzime të mundshme. Por në arsim ku nxënësit mësojnë në mënyrë të planifikuar dhe me qëllim që të zhvillohet “truri” për të menduar në mënyrë logjike e kreative. Truri ka qenë dhe mbetet i vetmi organ që e lëviz botën- theksoi prof Mustafa.
Profesori Xhemaludin Idrizi si temë prezentimi e kishte hulumtimin e tij me gjetjet e drejtëpërdrejta dhe shembuj në temën “Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në arsimin fillor dhe të mesëm në lëndën e gjuhës shqipe”
Ndër të tjera ai theksoi se”Inteligjenca artificiale është realitet i kohës, që futet thellë në çdo pore të jetës së njeriut. Edhe pse teknologjia që përdor inteligjenca artificiale akoma është e panjohur për pjesën më të madhe të punonjësve në arsim, gjeneratat e reja e përdorin për qëllime të ndryshme dhe në formë të pakontrolluar e të paverifikuar. Ajo përshpejton proceset dhe jep mundësi për qasje në informacione të kombinuara nga burime të ndryshme”.
Në mungesë të legjislacionit përkatës dhe udhëzuesve për mënyrën e përdorimit të veglave elektronike të bazuara në inteligjencën artificiale, sfida me të cilën përballet arsimi është saktësia dhe tërësia e informacioneve të gjeneruara nga IA dhe rreziku nga përdorimi i paautorizuar i tyre. Përdorimi i aplikacioneve të hapura si OpenAI/ChatGPT akoma është platformë në zhvillim e që nuk guxon të përdoret si vegël elektronike në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies në arsim, por që për fat të keq përdoret në formë masive nga nxënësit dhe studentët.
Profesori Florim Ajdini shkoqiti një temë tepër aktuale dhe tepër me rëndësi lidhur me : “Ekzodusi i rinisë nga Maqedonia e Veriut, një sfidë e madhe për ardhmërinë e arsimit të lartë në vend” . Ai Thksoi se “Largimi i më të mirëve nga vendi, tanimë është bërë një përditshmëri e trishtë, që prek gadise çdo të dytën familje në RMV. ‘Murtaja e bardhë’, si që njihet në ditët tona, më së shumti i prek familjet shqiptare, si popullatë e dytë përnga numri në vend”. Egzodusi nuk bën përjashtim në asnjërin nga profesionet, por ajo që është më e trishtë është që profesionet deficitare, largohen nga vendi për gjithnjë. Në një aparat ky shtetëror arministratorësh, mjekës, profesorësh, gjykatësish, dhe shumë profesione të tjera, ku përqindja e të mirëve që meritojnë pozicionet në fjalë, gjithnjë e më shumë po zvogëlohet. Politikat e paplanifikuara dhe ‘mopspasja e një strategjie zhvillimore’, është shkaktari themelor i egzodusit në RMV.
Profesori Zeqir Kadriu në temën e tij u fokusua te “Intelegjenca artificiale sot”
Ndër të jera ai theksoi se “Sot IA, ka arritur një nivel të avansuar dhe ndikon dukshëm në shumë fusha të jetës dhe veprimtarisë shkencore. Sot permes kësaj mund të gjenerohen; tekste, imazhe, video, muzikë dhe forma të tjera krijuese më të avansuara. Sot Algorimet nga IA po përdoren edhe në shkencat e mjeksisë për diagnostifikimin e sëmundjeve si zbulime më të avansuara të shkencave bashkëkohore”. Në inxhinjerinë mekanike, Teslla, Waymo dhe Apple po zhvillojnë makina vetëdrejtuese që përdor IA për të naviguar rrugët dhe udhëtimet bashkëkohore .Robotika dhe Automatizimi, so po përdoren në Industri dhe në shumë raste të tjera.
Këndëvështrimi sociologjik i AI
Tema e radhës ishte Prof Ardita Abduli me titull pune” Inteligjenca Artificiale në këndvështrimin sociologjik “. Ajo theksoi se “Perspektiva sociologjike e parasheh Inteligjencën artificiale (AI) si një fenomen social i cili e tejkalon njeriun. E shpikur në shekullin e XXI ajp paraqet nj; dukuri ku, me ndihmën e mjeteve teknologjike, njohuritë nga fusha të ndryshme kërkimore-shkencore komercializohen”. Pra, këtu interesi sociologjik është të analizojë natyrën sociale, gjenezën dhe pasojat e inteligjencës artificiale në shumë fusha të kërkimit shkencor duke filluar nga arsimi, shëndetësia, ekonomia, astronomia etj.
Profesori Abdulla Azizi iu qas temës “Si ndikon Inteligjenca Artificiale (AI) në sistemin arsimor “ A nënvizoi se ”Përdorimi i risive teknologjike në sistemin arsimor dhe procesin ne teresi çdoherë ka paraqitur një sfidë në vete për çdo shoqëri në të gjitha koherat e zhvillimit historik. Vecanerisht, kur bëhet fjalë për kohën e revolucionit te madh digjitalizmit ne te cilen po jetojme. Duke marrë në konsideratë se në literaturën vendore dhe rajonale kemi të dhëna për këte teme, deri më tani nuk ka ndonjë studim rreth sfidave dhe pengesave në përdorimin e AI në sistemin arsimor ne Maqedoninë e Veriut”. Prandaj, jam përcaktu për të analizuar problemet, sfidat dhe përvojën komparative nga vendet e tjera. Në këtë punim do të përdoren metodat si në vijim: përshkruese, analiza, krahasimi dhe anketa me qytetarë. Në fund, do të nxjeren konstatime dhe do të jepen sugjerime për përmirësim, si një kontribut shkencor në drejtim të përmirësimit të legjislacionit, mekanizmave institucional bazuar ne praktikat e mira ndërkombëtare
Nasir Selimi elaboroi temën “ Ndikimi i Inteligjencës Artificiale në transformimin e arsimit “. Në qasjen e tij ai theksoi se “Inteligjenca Artificiale (IA) në dekadat e fundit ka transformuar shumë sektorë në shoqëri. Ajo ka bërë ndryshime të mëdha në sistemin ekonomik, në atë juridik si dhe atë politik. Varësisht prej vendit, natyrës dhe karakterit shoqëror ndikimi i saj në disa sektorë është më i madh, kurse në disa të tjerë më vogël. Transformime bukur të mëdha IA ka bërë edhe në sektorin e arsimit”.
Sistemi arsimor tek ne dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor është vjetëruar, përdoren të njejtat metoda dhe mënyra që janë të krijuara në shekullin e 19-të dhe si i tillë ka dështime të mëdha. Arsimi domosdoshmërisht duhet të reformohet rënjësisht, sepse ndryshimet kanë ndodhur në të gjitha poret e shoqërisë bashkokohore dhe nuk ka se si ky sektor të mos hapërojë dhe transformohet, tha prof Azizi.
Në fund, me punimin e tij u paraqit prof Hasan Jashari. Punimi i tij titullohej “ Arsimi dhe AI në të ardhmen”. Ai theksoi se shkollat me një hartë gjeografike dhe një numrator si mjete pune- kanë marrë fund. “Sot, studentët ndjekin leksione në distancë, punojnë detyra dhe marrin pjesë aktive në diskutime me studentë të tjerë. Me siguri, në të ardhmen do të kemi përparime të mëdha cilësore dhe sasiore në këtë drejtim, përmes formimit të klasave virtuale në vende të ndryshme të botës, me një ligjërues, p.sh., në Londër apo Oxford. Inteligjenca Artificiale (AI) do të sjellë një ndikim transformues në zhvillimin e arsimit, duke i lidhur studentët me mundësi të reja arsimore dhe karriere në fusha profesionale dhe në zhvillim e kapitalit human”.
Studentët do të kenë mundësi dhe hapësirë alternative për të ndjekur leksione dhe diskutime përmes mikrofonave dhe sistemeve kompjuterike. Kjo do t’u mundësojë atyre që, përmes Inteligjencës Artificiale, të zgjerojnë më tej horizontin e njohurive për botën, kulturat dhe traditat e ndryshme arsimore.
Pastaj u zhvillua një debat në mes të pranishmëve dhe u sollën konkluzione për kohën e përgaditjes për botim të kumtesave të plota.
Konferencën shkencore e ndoqën një numër i plotë i të ftuarve, mediumeve dhe mysafirëve.