Në javët e fundit, Neymar është lidhur me një transferim te Barcelona gjatë merkatos së verës.
Një nga pyetjet e mëdha që po bëhen është se a e ka profesionalizmin dhe përkushtimin e duhur për t’u përshtatur ende në Barcelonë, me 33-vjeçarin që së fundmi është kritikuar tej mase nga tifozët e Santosit, pikërisht për këtë gjë.
Neymar ishte parë në karnavalin e javës së kaluar në Rio de Janeiro me parteren e tij, Bruna Biancardi, së bashku me disa bashkëlojtarë nga Santosi.
Të dielën, Neymari nuk ishte i gatshëm për ndeshjen gjysmëfinale ndaj Corinthias në Sao Paulo State Championship.
Sipas “Sport”, tifozët e Santosit nisën kritikat e fuqishme ndaj Neymarit, duke thënë se ai ka munguar me qëllim në këtë ndeshje.
Kjo shtyu që braziliani të reagojë me një postim në rrjetet sociale.
“Gjithçka që doja ishte të isha në fushë sonte, bashkë me bashkëlojtarët e mi. Por, të enjtën ndjeva dhimbje, e cila nuk më lejoi të luaj sonte”, shkruante Neymari mbrëmë.
Santosi u mposht nga Corinthias me shifrat prej 2-1 dhe u eliminua nga ky kompeticion.
Nuk është hera e parë që Neymari ka lëndim muskulor në këtë periudhë të vitit, me një teori konspirative që thotë se ai mungon gjithmonë gjatë 11 marsit, kur feston ditëlindjen motra e tij.
Neymar ka luajtur vetëm dy herë gjatë 10 viteve të fundit në këtë datë.