I përkushtuar, profesionist , kjo frazë shkon më së miri për trenerin e portierëve Hekuran Xheladini te grupmoshat e klubit Shkëndija të Tetovës shkruan Tetovasot.

Janë rë rrallë ata që zgjedhin të bëhen portierë dhe puna me ta është shumë delikate për dallim nga pozicionet tjera në futboll ku ke plot përzgjedhje.Numri i portierëve është i limituar kudo dhe kjo e bën kaq specifike punën e stërmundimshme me ta që zgjedhin këtë rol.

Sot po të shikosh te grupmoshat e klubit Kuq e Zi nga Tetova, ke shumë portierë të talentuar që janë këtu falë punës së madhe që bën Hekurani .Një punë serioze dhe që kërkon sakrificë dhe shumë disciplinë.
Por stërvitjet janë tepër të veçanta për shkak se roli është i tillë sepse nga pak në numër që zgjedhin këtë pozicion, duhet të bësh shumë .

Hekurani thotë se në futbollin modern roli i portierëve ka evoluar shumë.Përveç asaj që kërkohet prej tyre në përgatitjen e lodhshme fizike dhe një stërvitje speciale, tregu i sotëm kërkon të tillë gardianë të portës që kërkohet të luajnë edhe mirë me këmbë.Kjo është ajo që e plotëson atë dhe e bën një lloj lojtari shtesë që pason, asiston, bëhet pjesë e aksioneve dhe jo vetëm.

Ai thotë se te Shkëndija ka shumë talentë të portës dhe ka shumë potencial te ata që një ditë të bëhen pjesë e ekipit të parë.
Hekurani poashtu thotë se të gjithë ata që kanë prirje për portierë, derën e kanë të hapur për tu bërë pjesë e Akademisë së Shkëndijës.Tetovasot