Është aksidentuar gazetari i portalit TS, Nevrij Ademi.

Ademi është përfshirë në një aksident të rëndë, mirëpo fatmirësisht gjendja e tij është stabile dhe e qetë.

Ai tashmë po merr mjekimin e duhur në Spitalin Klinik të Tetovës.

Familjarët e Ademit kanë falenderuar të gjithë kolegët, miqtë dhe bashkëpunëtorët që janë interesuar për rastin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume