Barcelona ka arritur një fitore të madhe ndaj Benficas sonte dhe kështu është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Të besuarit e Hansi Flick fituan 3-1 ndaj Benficas në “Montjuic”, me rezultatin e përgjithshëm që ishte 4-1 pas dy ndeshjeve.
Serinë e golave në ndeshjen e sontme e hapi Raphinha, i cili shënoi në minutën e 11-të.
Dy minuta më vonë shënoi Nicolas Otamendi i Benficas për 1-1.
Gjatë minutën se 27-të, ylli i ri spanjoll Lamine Yamal shënoi një gol mjaft të bukur për epërsinë e Barcelonës në ndeshje, 2-1.
Golin e tretë e shënoi Raphinha në minutën e 42-të, duke ia siguruar fitoren Barcelonës qysh në pjesën e parë.
Pjesa e dytë ishte më e qetë kah rastet e krijuara, kështu duke mos u shënuar më asnjë gol.
Barcelona në çerekfinale do të luajë ndaj fituesit të ndeshjes Dortmund – Lille.