Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës ka lëshuar urdhër për ndalimin e presidentit të Republikës Srspak, Milorad Dodik, kryeministrit Vishkoviq, dhe kryetarit të parlamentit, Stevandiq.

Kjo me qëllim që ata të merren në pyetje.

Lajmin e ka publikuar Radio Televizioni i Republikës Srpska.

Urdhri për ndalimin e Dodikut, Vishkoviqit dhe Stevandiqit u lëshua nga prokurori i Prokurorisë së Bosnjës, Çazim Hasanpahiq. Ata akuzohen se kanë kryer veprën penale të “sulmit ndaj rendit kushtetues”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume