Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi ka pritur në takim në Kuvend, shefin për demokratizim në ODIHR, Konstatine Vardzelashvili.

Njoftimi i Gashit:

Kisha kënaqësinë të zhvilloj një takim produktiv me z. Konstatine Vardzelashvili, Shef i Departamentit të Demokratizimit në ODIHR, me të cilin diskutuam mbi bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë për ta thelluar atë në segmente të ndryshme.

U fokusuam në angazhimin për zbatim dhe përditësim të Kodit Etik, ndërsa shqyrtuam aktivitete dhe mundësitë e tjera të shkëmbimit të praktikave për forcimin e demokracisë dhe integritetit të institucioneve. Shpreha mirënjohje dhe gatishmëri për të vazhduar të bashkëpunojmë në fusha me interes të përbashkët.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume