Ejup Berisha
Pra këtyre duhet rezervuar një pozicion më afatgjatë në atë që është përmendur në titullin e këtij shkrimi. A e dini pse sepse të pozicionuar në të atyre më mirë u bie ndërmend për kërkesat, problemet dhe nevojat që i kanë qytetarët shqiptar të cilët jetojnë në këtë vend. Por nëse këto Parti janë në pushtet të njëjtat harrojnë se për çfar arsye janë atje dhe me votat e kujt ndodhen në pozicionin ku ndodhen. A e keni vërejtur se vetëmse kur të njëjtat subjekte kalojnë në opozitë këto bëhen më aktive, më të lëvizshme dhe më produktive në aspektin e kryerjes obligimeve dhe punëve që i kanë mbi supe për ti bërë. Për këto që i shkrova më lartë kamë edhe fakte të cilat do ti prezentoj në vijim. Partia e Prosperitetit Demokratik-PPD si subjekt i parë politik i shqiptarëve këtu i themeluar në fillim të viteve nentedhjetë të shekullit njëzetë. E njëjta pra sa ishte në pushtet nuk donte as të dëgjonte por as nuk lodhej aspak për çështjet e shqiptarëve që jetonin në këtë shtet. Vetëm kur pas tetë viteve kjo kaloi në opozite në vitin 1998 e njëjta mundohej që ti bënte të gjitha punët që nuk i kishte bërë gjatë kohës sa ishte në pushtet. Të njëjtën gjë e pati praktikuar edhe Partia Demokratike Shqiptare-PDSH. Ky subjekt politik i cili dy herë ka qenë në pushtet gjithashtu nuk u mundua që të bëjë shumë punë në të mirën dhe në interesin e shqiptarëve, por kur e njëjta kaloi në opozite ne vitin 2002 asaj iu kujtua se ka lënë shumë obligime, aktivitete dhe punë pa bërë për qytetarët të cilëve edhe ua kishte premtuar të njejtat se do ti bënte. Më tej Bashkimi Demokratik për Integrim-BDI kur pas më shumë se njezetë vitesh qëndrimi në pushtetin qëndrorë dhe lokal këtu në MV, dhe pasiqë e njejta parti skajshmërisht e neglizhoi realizimin e qështjeve më të rëndësishme për qytetarët shqiptar, tani pasiqa kjo ndodhet në opozitë kësaj i është kujtuar dhe ka filluar të interesohet shumë për qështjet dhe obligimet që i kishte por që si beri dot si duhet sa ishte në pozitën qëndrore. Udhëheqësit e saj politik tani janë zgjuar nga gjumi i thellë e tepër i gjatë dhe të njejtët po mudohen që ti bëjnë të gjitha punet përnjëher që është dashur siç thashë ti bënin kohë më parë. E atje në pushtet siç përmenda më lartë të njejtët nuk ishin shkurt por qendruan një periudhë bukur të gjatë kohore. Çudi e madhe pra kur të njejtat Parti politike ishin në pushtet edhe pse i kishin mundësitë nuk u munduan aspak që ti shfrytëzojnë ato dhe të angazhohen për të punuar diçka në të mirën dhe në interesin e qytetarëve shqiptar. E me tu zhvendosur nga atje në opozitë këtyre u paraqitet një oreks i madh e i paparë, që është fenomen jo vetëm i çuditshëm por edhe i pa shpjegueshëm për ti realizuar të gjitha ato çështje të lëna pezull e të cilat ua kane premtuar qytetarëve se do ti realizojnë. Prandaj tani e tutje votuesit shqiptar që jetojnë dhe veprojnë këtu dy Partite politike PDSH-në dhe BDI-në duhet ti lënë më gjatë në opozite. PPD-në jo se ky subjekt tanimë gjatë kohë nuk është aktiv në ambientin politik pasiqë nuk funkcionon më. Pra qytetarët shqiptar në zgjdhjet e ardheshme si votues real dhe potencial këto Parti duhet ti pozicionojnë në opozitë me meritë. Dhe atë për aq kohë sa këto nuk kanë bërë asgjë për ta edhe pse e kanë pasur për obligim por dhe vetë jane ngarkuar që do të bëjnë shumçka për ta. Pra tanimë është e çarte se disa Parti politike shqiptare më mirë funkcionojnë dhe më tepër mbajne llogari për qytetarët kur janë në opozitë sesa kur këto janë në pushtet.Prandaj pse të njejtat të mos vazhdojnë të shpërblehen me humbje të zgjedhjeve që do tu siguronte qëndrim afatgjatë në pozicionin që duhet tu sigurohet në bazë të çasjeve, sjelljeve dhe punevë të tyre konkrete dhe reale ndaj qytetarëve.