Më datë 12.03.2025 në ora 19:50 në rrugën ,,Bane Veljanoski” në Gostivar, zyrtarët policorë nga Sektori për bashkëpunim ndërkombëtar policor Shkup, kanë arrestuar personin I.B.(34) nga Gostivari. Ai kërkohej me urdhër të gjykatës për të vuajtur dënimin me burg prej tre vjetësh për veprën e kryer penale nga neni 186 paragrafi 2 i Kodit Penal. Personi është dërguar në INKP Idrizovë për vuajtje të dënimit.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume