Ministri i Punëve të Jashtme i Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov, njoftoi se është arritur konsensus për të gjitha nenet e marrëveshjes së paqes me Armeninë.

Duke folur në një konferencë për media në kryeqytetin Baku, Bayramov shpjegoi se Armenia fillimisht refuzoi të pranojë dy nene të marrëveshjes, por së fundmi ra dakord me to.

“Ne raportuam më parë se dy nenet e fundit mbetën të pa miratuara. Megjithatë, pala armene tani na ka informuar se pranon propozimet e Azerbajxhanit për këto dy çështje”, theksoi Bayramov.

Marrëdhëniet Baku-Jerevan kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Karabakun, një territor i njohur në nivel ndërkombëtar si pjesë i Azerbajxhanit, si dhe shtatë rajone ngjitur me të.

Pjesa më e madhe e territorit u çlirua nga Azerbajxhani gjatë një lufte 44-ditore në vjeshtën e vitit 2020, e cila përfundoi pas një marrëveshje të paqes të ndërmjetësuar nga Rusia që hapi derën për bisedimet për normalizimin dhe demarkacionin.