Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, i cili ditë më parë ka bërë disa deklarata të papranueshme ndaj mediave.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, zyra për media e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Lidhur me pyetjen tuaj të cilën e keni parashtruar ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndryshe, edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të papranueshme dhe fyese të anëtarit të LVV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, ndaj mediave.

AGK-ja ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të sigurojë që përfaqësuesi i saj në KQZ të përmbahet nga gjuha fyese dhe kërcënuese ndaj mediave dhe të mos pengojë punën e gazetarëve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume