Gjykata Kushtetuese, bashkë me gjyqtarët nga Komisioni i Venecias, profesorë dhe ekspertë vendas, të enjten e ardhshme do të japin mendimin e tyre për çështjet e kontestuara juridike të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Seanca përgatitore do të mbahet më 20 mars në Gjykatën Kushtetuese. Gjyqtari holandez, Martin Kujer, i cili është edhe nënkryetar i Komisionit të Venecias, do të shpjegojë këshillën miqësore që gjykata kërkoi prej tyre dhe që duhet të miratohet nga komisioni.

Gjyqtari nga gjykata për të drejtat e njeriut, Arthur Kuch, nga ana tjetër, do të shpjegojë praktikën e kësaj gjykate në raste të ngjashme. Nga ekspertët vendorë, interpretimin e tyre do ta japin ish-gjyqtarja në këtë gjykatë, Margarita Caca Nikollovska, anëtarja e Komisionit të Venecias, Renata Deskoska, profesorët Borçe Davitkovski, Jeton Shasivari, Gordana Lazetiq, Mersel Bilalli, Denis Preshova, Mersim Maksuti, Merit Nuxhia, Nuret Bajramit dhe gjyqtarët Zhaklina Doveden dhe Ivan Xholev.

Të pranishëm do të jenë edhe iniciatorët e nismës, ndërsa Tanja Karakamisheva do të jetë e pranishme online. Në seancë do të diskutohet vetëm për të drejtën materiale, pasi tashmë është mbajtur seanca për pjesën formale. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese nuk i bëri të ditur gjashtë çështjet e kontestuara, por thotë se do të interpretohet amendamenti 5 i Kushtetutës. Për të është e rëndësishme të dëgjohen të gjitha mendimet dhe gjykata të marrë një vendim korrekt dhe të bazuar në kushtetutë.