Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske në lidhje me bumin e paralajmëruar infrastrukturor dhe nëse Qeveria, përveç rrugëve dhe hekurudhave që po ndërtohen, po planifikon ndonjë gjë të re, informoi se gjatë muajit prill dhe maj pret shumë lajme të mira për qytetarët e Maqedonisë.
Bëhet fjalë, siç tha, për një marrëveshje ndërqeveritare, që do ta nënshkruanim me një vend shumë të fuqishëm evropian, i cili arrin në miliarda dhe do të jetë i dedikuar për projekte në infrastrukturë dhe shëndetësi.
„Pres lajme të mira për qytetarët e Maqedonisë gjatë muajve prill dhe maj. Pres lajme shumë të mira për një marrëveshje ndërqeveritare që do të nënshkruanim me një vend shumë të fuqishëm evropian. E cila do të matet në miliarda. Jo në miliona, por në miliarda, për projekte të cilat janë në infrastrukturë dhe në shëndetësi tani për tani, por ai portofol mund edhe të rritet. Por, pres që një marrëveshje e tillë ndërqeveritare, do ta përsëris, me një vend shumë të fuqishëm evropian, që do të thotë më shumë se 10% e prodhimit të brendshëm bruto.”, sqaroi Kryeministri.
Saktësisht se për cilat projekte bëhet fjalë, Kryeministri Mickoski tha njëherë të përfundojnë negociatat pas së cilave, opinioni shumë shpejtë do të informohet.
“Do ta merrni shumë shpejt këtë informacion. Të presim të mbarojnë negociatat, përfundimin e tyre, ky do të ishte një lajm jashtëzakonisht pozitiv dhe një kthesë shtesë. Të flasim për gjëra të bukura. Kjo është ajo që do kjo Qeveri, të flasim për gjëra të bukura çdo ditë.”, shtoi ai.