Mes shumë tensionesh, akuzash dhe kundër akuzash ka filluar e mbaruar seanca e Komisionit për Politikë Sociale Demografi dhe Rini, pas një kohe të gjatë sa ishte e bllokuar.

Ishin përsëri deputetët e LSDM-së qê tentuan ta fusin në rend dite ligjin e “Branitellave”, kësaj rradhe përmes koordinatorit, Oliver Spasovski.

Deputeti i VLEN ja rikutoi LSDM-së po edhe Spasovskit se kishin kohë tetë vite për të rregulluar këtë çështje sepses a ishin në pushtet sipas Shaqirit, LSDM-ja nuk ndërmorri asnjë veprim për këtë çështje.

E ishte kryesuesja e Komisionit Imërlije Saliu që vendosi në votim rendin e ditës, pa lejuar LSDM-në të fut propozimin e tyre.

Kundër kësaj, ashpër reagoi Oliver Spasovski, i cili mes tjerash paralajmëroi edhe procedim penal ndaj kryesurses Imërlije Saliu.

Ndryshe, tema e “Branitellave”, filloi dhe u bllokua në këtë komision nga koha kur me të njëjtin udhëhiqte deputetja e Frontit Europian, Ilire Dauti, e cila tanimë është shkarkuar nga pozita e lartë-përnendur. Kujtojmë se veç LSDM, ligjin e “Branitellave” e ka mbështetur edhe VMRO-ja dhe Levica. Veç partive shqiptare, kundër këtij propozimi ishte edhe Fatmir Bytiqi po nga LSDM.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume