Aziri publikon foton e vitit 2017: Si atëherë, edhe tani do të dështojë garnitura që tentonte të pengojë shqipen

Elmi Aziri nga Fronti Europian ka publikuar fotografi që është bërë gjatë vitit 2017, ku shihet bashkë me Bujar Osmanin, Renata Deskoskën dhe Radmilla Shekerinskën,
Mes tjerash Aziri thotë se foto është bërë gjatë “zyrtarizmit të gjuhës shqipe”.
“Pas një beteje maratonike politike, katër vite më parë në Kuvend u miratua Ligji për përdorimin e gjuhëve me të cilin u avancua përdorimi zyrtar i Gjuhës Shqipe. Ky ishte kushti i Aleancës për Shqiptarët dhe liderit tonë, Ziadin Sela, në 100 ditëshin e parë të Qeverisë. Si sot edhe atëherë, garnitura e njëjtë politike tentonte të pengojë zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Si atëherë edhe tani do të dështojnë, sepse ne jemi këtu për ta mbrojtur gjuhën tonë të shenjtë, e të drejtën tonë të fituar me shumë mund e sakrificë”, ka shkruar Aziri.