Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pritur në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e Irlandës Veriore, Micheal Martin, në kuadër të takimeve zyrtare mes dy vendeve.

Gjatë takimit, u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin ekonomik dhe çështjet globale me interes të përbashkët.

Megjithatë, një moment i pazakontë dhe argëtues ndodhi kur vëmendja e presidentit Trump komentoi çorapet e zëvendëspresidentit amerikan, JD Vance.

“Më pëlqejnë shumë këto çorape. Çfarë janë këto çorape? Po përpiqem të qëndroj i përqendruar, por jam shumë i impresionuar nga çorapet e zëvendëspresidentit”, tha Trump me stilin e tij të zakonshëm, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve në sallë.