Dy të reja nga Gjilani, Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi, kanë humbur jetën tragjikisht pas një askidenti të rëndë me veturë në komunën e Ranillugut në rajonin e Gjilanit.

Ngushëllime për humbjen e tyre ka shprehur edhe Universiteti i Gjilanit “Haxhi Zeka”, ku të dyja kanë qenë studente.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të studenteve të Fakultetit të Edukimit, Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Universitetit “Haxhi Zeka”

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume