Gerard Pique është në telashe me ligjin dhe po përballet me drejtësinë spanjolle. Ish-futbollisti i Barcelonës u thirr për të dëshmuar si i dyshuar për përfshirjen e tij në negociatat që çuan në transferimin e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite.
Ai ka dëshmuar në gjykatë në kuadër të procesit gjyqësor, ku rezulton se kompania e tij, Kosmos, ka ndërmjetësuar për kalimin e ngjarjes, ndërsa vetë ai akuzohet për mashtrim dhe korrupsion. Pavarësisht pamjeve të Piques duke dalë nga salla e gjyqit i buzëqeshur dhe me humor të mirë, sjellja e tij brenda sallës së gjyqit ishte ndryshe.
Sipas mediave spanjolle, futbollisti ka shpërthyer në lot. Në fakt, në bazë të asaj që raportojnë spanjollët, ai i tha gjyqtarit: “Ti nuk e di sa më dhemb kjo”. “Në një vend tjetër, unë do të kisha një statujë.”
Në këtë rast janë përfshirë edhe ish-presidentët e Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales dhe Pedro Rocha. Kompania e Pique thuhet se ka marrë komisione prej më shumë se 10 milionë euro për kontratat.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume